Shumë faktorë mund të shkaktojnë plakjen e lëkurës si ndotja, pirja e duhanit, ekspozimi në diell dhe dieta. Lajmi i mirë është se rrudhat dhe njollat e diellit mund të trajtohen me ndihmën e çajit jeshil.
Pra, kur gjendeni në një dyqan për të blerë një produkt kozmetik, kontrolloni nëse përmban ekstrakte të çajit jeshil pasi kjo do t’ju ndihmojë të heqni qafe linjat e dukshme në fytyrën tuaj dhe do t’ju japë një pamje më rinore, transmton Demokracia.com
Në kushte shtëpiake ju mund të përdoni pluhur të çajit jeshil direkt në lëkurën tuaj duke e përzierë me pak ujë ose vaj ulliri, apo qeskat e përdorura paraprakisht mund t’i vini në sy pasi ftohen për të zbutur rrathët e zi apo të enjturat.