Lifestyle
Si ta përdorni birrën për të marrë ngjyrë më të mirë në plazh
Demokracia
09:24 | 09 Qershor 2021

Share:

Për të siguruar një nxirje të mirë në plazh, përveç pjeprit dhe karotës, të cilat janë të njohura për përmbajtjen e lartë të betakarotenit, edhe birra është një aleate mjaft e mirë për nxirjen e lëkurës. Nëse keni plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë, mos harroni birrën me vete.

Si ta përdorësh?

Fare thjeshtë. Fillimisht duhet ta lyesh trupin me krem. Këtu nuk ka kompromise, sepse rrezet ultraviolet janë të rrezikshme për lëkurën. Dermatologët vazhdojnë të këshillojnë që të përdorësh kren me Spf të lartë në varësi edhe të tipit të lëkurës.

Pasi e ke lyer të gjithë trupin me kremin mbrojtës dhe e ke lënë për disa minuta, fillo ta lyesh me birrë (nuk është e rëndësishme marka), por duke mos e tepruar me masën, sepse mund të ndikojë në djegien e lëkurës.

Efektet e nxirjes së lëkurës do t’i kuptosh menjëherë pas pak orësh kur lëkura ka filluar të marrë ngjyrë të theksuar. Por, në fund të ditës, mos harro kremin pas diellit.

Të ngjashme