Lajme
“Si sahat”, ambasadori Dren Doli befason me gjetjen e tij të servilosjes ndaj Vjosa Osmanit
Demokracia
12:08 | 24 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, mund t’i ketë bërë “xhelozë” me mëngjes të gjithë servilët e pushtetit të ri.

Me gjetjen e tij të servilosjes ndaj presidentes Vjosa Osmani, Doli është dëshmuar që ka shumë përvojë në këtë fushë.

“Si sahat, dje në Bruksel dhe Amsterdam, sot në Bangkok. Me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Amsterdam, duke përdorur çdo minut të fundit të kohës së saj para nisjes për në Bangkok dhe koordimim/plan dhe veprim për të bërë më të mirën për Kosovën”, ka cicëruar Doli në Twitter.

Të ngjashme