ShowBiz
Si rrallëherë poston në rrjete sociale, Unikkatil uron Fitër Bajramin
Demokracia
16:42 | 22 Prill 2023

Share:

Rap-artisti i njohur shqiptar, Unikkatil, poston rrallë imazhe e video nëpër rrjete sociale.

Artisti, i ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, së fundmi ka shpërndarë një postim në InstaStory.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ai ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit islam.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime Fitër Bajramin shqiptarëve të besimit islam”, ka shkruar ai.

Viktor Palokaj (emri i vërtetë) ndërkohë me muaj nuk bën postime apo paralajmërime në rrjete sociale.

I njëjti prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton dhe vepron.

Përkundër se është më pak aktiv me muzikë, ai pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe numëron fansa gjithandej. /Telegrafi/

Të ngjashme