ShowBiz
Si rrallë herë, Linda Halimi publikon video me bashkëshortin e saj
Demokracia
13:50 | 16 Shkurt 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lidna Halimi, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo jeton atje larg Kosovës, me bashkëshortin e saj, reperin Big D, dhe vajzën e tyre, Kaimana.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja nga Vitia i ka pasur shumë të pakta paraqitjet me bashkëshortin në rrjetet sociale.

Megjithatë, së fundmi për festën e Shën Valentin si rrallë herë ajo publikoi një video me burrin e saj në Instagram.

Këngëtarja e hitit “Të dua vërtet” dukej mjaft atraktive në video e veshur me një fustan të kuq, gjersa merr përqafim nga bashkëshorti i saj.

“Urime Shën Valentinin”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj videoja, e cila ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

 

Të ngjashme