Kosova do të jetë mysafir i Izraelit për kualifikimet në Euro 2024, me kampionatin që zhvillohet në Gjermani.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në Tel Aviv, ndërsa Dardanët do të synojnë së paku një barazim nga ky takim.
Më poshtë keni edhe atë se si pritet të rreshtohet Izraeli nën urdhrat e trajnerit Alon Hazan.
Në skemën 4-3-3, në portën e izraelitëve pritet të jetë Omri Glazer, ndërsa para tij mund të vendosen Dasa, Leidner, Abu Abaid dhe Vitor.
Mesfusha mund të përbëhet nga treshja, Dor Peretz, Natcho dhe Lavi.
Ndërsa në sulm, mund të vendosen treshja Haziza, Slomom dhe Weissman.