Lajme
Si në shtete diktatoriale | Presioni ndaj shërbyesve civilë, dhjetëra zyrtarë japin dorëheqje nga Zyra e Kryeministrit
Demokracia
12:26 | 28 Shtator 2022

Share:

Me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti kanë filluar edhe shkarkimet dhe presioni ndaj shërbyesve civil, të cilët janë të mbrojtur me ligj. Shumë prej shkarkimeve të zyrtarëve të lartë janë konsideruar si të kundërligjshme nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ndërsa, dhjetëra zyrtarë tjerë kanë vendosur të largohen vullnetarisht nga puna prej institucioneve publike.

Një presion i tillë ka ndodhur edhe në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Kjo zyre ka konfirmuar për gazetën Nacionale se gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar 27 zyrtarë kanë dhënë dorëheqja nga Zyra e Kryeministrit.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se nga Zyra e Kryeministrit e kanë përfunduar marrëdhënien në shërbimin civil si në vijim: Në vitin 2022 janë 7 dorëheqje, në vitin 2021 janë 4 dorëheqje. Ndërkaq, në Departamentin për Integrim Evropian, (ish-MIE) në kuadër të ZKM-së, në vitin 2021 kanë dhëne dorëheqje 6 zyrtarë. Në vitin 2022 kanë dhënë dorëheqjen 11 zyrtarë”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për gazetën Nacionale.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se këto dorëheqje kanë ndodhur si rezultat i presionit politik ndaj shërbyesve civile.

Njëri nga të larguarit, në kushte anonimiteti, i ka thënë gazetës se nuk ka mundur ta durojë presionin, prandaj ka vendosur të lerë punën.

“Me ardhjen e qeverisë së re ka filluar edhe presioni ndaj shërbyesve civil. Presioni është bërë në mënyra të ndryshme, të cilat unë nuk kam mundur me i duru dhe kam vendosur të dorëhiqem”, ka thëne burimi.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU

 

 

Të ngjashme