Lajme
Si në film: Jeton tre muaj në aeroport
Demokracia
14:26 | 19 Janar 2021

Share:

Një person nga Kalifornia u zbulua gjatë vikendit se kishte tre muaj që po jetonte në Aeroportin O’Hare të Chicagos .

Aditya Singh, 36 vjeçar, u arrestua të shtunën diku rreth orës 11 paradite njoftuan policia e Chicagos për mediat e huaja. Ai u akuzua për falsifikim në një zonë të aeroportit dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë transmeton Demokracia.

Zyrtarë të shtetit thanë se dy puntorë të aeroportit kërkuan nga Singh të tregonte një mjet identifikimi dhe ai u dha një distinktiv i cili ishte raportuar si i humbur nga një menaxher.

Punëtorët lajmëruan policinë dhe më pas Singh u arrestua.

Avokatja e Asistentit të Shtetit Kathleen Hagerty, tha se Singh pretendoi se e gjeti distinktivin në aeroport dhe ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të COVID”. Singh thuhet se mbërriti në aeroport me një fluturim nga Los Angeles më 19 Tetor 2020.

Singh nuk ka asnjë histori kriminale, dhe situata është pak e çuditshme.

Megjithatë thuhet se veprimet e pretenduara të Singh e bëjnë atë një “rrezik për komunitetin”.

Një ngjarje të tillë e kemi parë më herët në filmin “The Terminal” ku aktori Tom Hanks kalon muaj të tërë në aeropotin John F. Kennedy të New York-ut./Demokracia.com

Të ngjashme