Auto&Tech
Si mund t’ju shpëtojë jetën iPhone 14, këto janë opsionet e reja
Demokracia
20:58 | 17 Shtator 2022

Share:

Apple po bën çfarë është e mundur për të qëndruar në krye të industrisë së smartfonëve. Krijimi dhe prezantimi i iPhone 14 të ri, ndër të tjera, ka një aplikacion të integruar, i cili mund të kontribuojë në shpëtimin në kohë të shoferit dhe pasagjerëve të një automjeti, siç njoftoi kompania amerikane.

Celulari i ri ka aplikacionin “Crash Detection”, i cili zbulon kur një shofer përfshihet në një aksident trafiku, falë akselerometrit të integruar dhe në një xhiroskopi të sofistikuar. Sipas Apple, sensorët e pranishëm në pajisje “punojnë” me barometrin e integruar, mikrofonin dhe sistemin GPS.

Këto shënojnë forca dhe tinguj që përputhen me ato që zhvillohen në rast përplasjeje. Kur kjo ndodh, iPhone 14 bën automatikisht një telefonatë urgjence edhe nëse shoferi ose pasagjerët janë pa ndjenja ose të bllokuar dhe nuk mund të arrijnë telefonin e tyre celular.

 

Aplikacioni “Crash Detection” funksionon gjithashtu me një Apple Watch që shfaq “ndërfaqen e thirrjeve të urgjencës” në rast përplasjeje. Siç njoftoi Apple, aplikacioni i quajtur “Crash Detection” u zhvillua dhe u krijua pas më shumë se një milion orësh testimi në kushte reale trafiku në rrugë.

Në fakt, për ta kompletuar atë, kompania përdori shumë të dhëna nga analizat e përplasjeve të automjeteve, në mënyrë që të mbulonte një gamë sa më të gjerë rastesh dhe të ishte e besueshme.

Të ngjashme