Lifestyle
Si mund ta vërejmë mungesën e vitaminës D në organizëm?
Demokracia
11:13 | 28 Tetor 2021

Share:

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në organizmin e tyre, kjo sepse ata nuk e marrin atë përmes ushqive që i konsumojnë.

Sipas ekspertëve kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm. Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit.

Simptomat e mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetësore.

Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi, shkruan Agroweb përcjellë Demokracia.

Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Një studim i vitit 2014 i në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave, ndërsa një tjetër studim i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Disa mënyra se si ta marrim vitaminën D

Mënyra për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor. Ushqime të caktuara këto si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese.

Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë.

Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut./Demokracia.com/

Të ngjashme