Lajme
Si mjek apo ministër, si po merr pjesë Rifat Latifi në Kongresin Botëror të Kirurgëve?
Demokracia
14:22 | 17 Gusht 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgëve, i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Latifi aty e mbajti ligjëratën “Menaxhimi i Lëndimeve të Zemrës”, megjithatë duket se në këtë kongres ai po e përfaqëson vetën dhe jo shtetin e Kosovës.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë shihet se në foltoren ku Latifi po mban ligjëratë, ai nuk prezantohet si ministër, përcjell Demokracia.com.
Latifit i figuron vetëm emri dhe mbiemri në foltore, me një Kosovo/USA prapa, pasi që dihet se ai është doktor edhe në USA.
Si ministër, Latifi figuron vetëm në prezantimin e tij personal.

Në këtë ligjëratë, Latifi foli për menaxhimin e gjendjes kaotike që krijohet në emergjencë gjatë traumave të ndryshme dhe posaçërisht sesi duhet të ndahet i gjithë procesi i menaxhimit në segmente të veçanta, si në vendet me sisteme të zhvilluara shëndetësore, ashtu edhe në vendet ku mungojnë resurset e duhura si infrastruktura, përgatitja e stafit të traumës, sikurse në Kosovë. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme