Lajme
Si me dorë| Kurtit për një javë i largohet frika nga agresioni rus
Demokracia
17:30 | 18 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po del të jetë i paqëndrueshëm në deklaratat e tij në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Para një javë, shefi i ekzekutivit tha se është i frikësuar nga mundësia e përhapjes së luftës në Ballkanin Perëndimor, por sot, ai ka ndryshuar mendim.

Kryeministri Kurti më 11 mars në një intervistë për gazetën prestigjioze, The Guardian, deklaroi se është në interesin e Federatës Ruse që të fillojë një luftë të re, përcjell Demokracia.com.

Atë ditë, Kurtin e frikësonte një gjë e tillë.

“Kam frikë se sa më shumë që vazhdon lufta, aq më të mëdha janë mundësitë e përhapjes edhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo sepse është në interesin e Federatës Ruse që të ketë terrene të reja beteje”, tha ai.

Liderët e Kosovës dhe Bosnjës flasin për “The Guardian”, Kurti frikësohet se mund të ketë luftë të re

Sidoqoftë, në një konferencë të mbajtur sot në Kosovë, pas takimit me kancelarin austriak, Karl Nehammer, Kurti tha se nuk ndjehet i frikësuar, po vetëm i brengosur, raporton Demokracia.com.

“Ne jemi të brengosur, por nuk jemi të frikësuar. Populli ynë është bashkë dhe partneriteti dhe aleanca jonë me BE-në dhe NATO-n, me Gjermaninë, Austrinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë, është e pashkëputshme”, ka deklaruar të premten kryeministri i Kosovës.

Kurti mes tjerash ka deklaruar se situata në Ukrainë, i kujton luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare dhe po ashtu masa për individë e akterë politik të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë./Demokracia.com/

Të ngjashme