Lajme
Si Kina po godet gratë iraniane
Demokracia
10:48 | 15 Prill 2023

Share:

Qeveria e Iranit i ka shtuar një armë tjetër arsenalit të saj të shtypjes.

Të shtunën, autoritetet njoftuan se po instalonin kamera në vende publike që mund të identifikojnë dhe ndëshkojnë gratë që nuk mbajnë shami, siç urdhërohet nga ligji iranian.

Ata që zbulohen se nuk i mbulojnë flokët do të marrin një mesazh paralajmërues me tekst.

Por Irani nuk po vepron i vetëm.

Craig Singleton , anëtar i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në SHBA dyshon se kamerat e teknologjisë së lartë vinin nga Kina, shkruan tiranapost.

Pekini ka ndihmuar regjimin e Iranit të ndërtojë një shtet të ndërlikuar mbikëqyrjeje.

Teknologjia e njohjes së fytyrës dhe mjetet e fuqishme për vëzhgimin me video dhe turmë, monitorimin e telefonit dhe tekstit janë ofruar të gjitha nga kompani kineze, ndërsa zyrtarët e qeverisë iraniane thuhet se kanë marrë trajnime për çështje të tilla si “manipulimi i opinionit publik”.

Të ngjashme