Si takohen çiftet dhe bien në dashuri në shekullin e 21-të? Është një pyetje për të cilën sociologia Dr Marie Bergström ka menduar gjatë.
“Takimet në internet po ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë për dashurinë,” thotë ajo. “Një ide që ka qenë vërtet e fortë në të kaluarën – sigurisht edhe falë filmat e Hollivudit – është se dashuria është diçka të cilën mund ta ndeshësh papritur, gjatë një takimi të rastësishëm. Një tjetër ide pas së cilës jemi kapur fort më parë është se dashuria është e verbër, se një princeshë mund të dashurohet me një fshatar dhe dashuria mund të kalojë kufijtë shoqërorë. Por kjo sfidohet seriozisht kur takoheni në internet, sepse është e qartë për të gjithë se keni kritere kërkimi. Ju nuk përplaseni me dashurinë – ju e kërkoni atë.”
Të biesh në dashuri sot kalon nëpërmjet një trajektoreje shumë më ndryshe.
“Ekziston një narrativë e tretë për dashurinë –se është dikush që të pret vetëm ty, dikush i krijuar për ty, një shpirt binjak”, thotë Bergström. “Dhe ju vetëm duhet ta gjeni atë person. Kjo ide është shumë e përputhshme me takimet në internet. “Të shtyn të jesh proaktiv – të shkosh dhe ta kërkosh atë. Nuk duhet të prisni të vijë.”
Si rezultat, mënyra se si ne mendojmë për dashurinë – mënyra se si e përshkruajmë atë në filma dhe libra, mënyra se si imagjinojmë se dashuria funksionon – po ndryshon.
Në vend që të takoni një partner përmes miqve, kolegëve ose të njohurve, takimi është shpesh privat, që kryhet qëllimisht larg syve kureshtarë në një sferë shoqërore krejtësisht të shkëputur dhe të veçantë.
“Takimet në internet e bëjnë atë shumë më private. Është një ndryshim thelbësor dhe një element kyç që shpjegon pse njerëzit shkojnë në platformat e takimeve në internet dhe çfarë bëjnë ata atje – çfarë lloj marrëdhëniesh dalin prej saj.”
Ajo argumenton se natyra e takimeve është transformuar rrënjësisht nga platformat online. “Në botën perëndimore, miqësia ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me aktivitetet e zakonshme shoqërore, si takimet në kohën e lirë, puna, shkolla apo festat.”
Tani takimet online janë aq të njohura sa studimet sugjerojnë se është mënyra e tretë më e zakonshme për të takuar një partner në Gjermani dhe SHBA. Kaluam nga situata ku konsiderohej e çuditshme, e stigmatizuar dhe tabu, në të qenit një mënyrë shumë normale për të takuar njerëz
Tanimë është e lehtë të takosh vazhdimisht partnerë që janë jashtë rrethit tënd shoqëror. Takimi është gjithashtu tani – në fazat e hershme, të paktën – një “aktivitet shtëpiak”. Në vend që të takojnë njerëz në hapësira publike, përdoruesit e platformave të takimeve në internet takojnë partnerë dhe fillojnë të bisedojnë me ta privatësisht në shtëpitë e tyre. Sidomos gjatë pandemisë, kur përdorimi i platformave u rrit.
Darkimi, flirtimi dhe bashkëveprimi me partnerët nuk u stopua për shkak të pandemisë. Përkundrazi, u zhvilluan më shumë në internet ku kishte njëfarë aksesi të drejtpërdrejtë dhe individual te partnerët. Kështu që ju mund ta mbani jetën tuaj seksuale jashtë jetës suaj shoqërore dhe të siguroheni që njerëzit në mjedisin tuaj të mos dinë për të.
“Në platformat e takimeve në internet, ju shihni njerëz që takojnë shumë partnerë seksualë”, thotë Bergström. “Është më e lehtë të kesh një marrëdhënie afatshkurtër, jo vetëm sepse nuk të duhet të angazhohesh me partnerët – por sepse është edhe më e lehtë të shkëputesh. Këta janë njerëz që nuk i njihni nga diku tjetër, që nuk keni do ju duhet t’i shihni më. Kjo mund të jetë seksualisht çliruese për disa përdorues pasi mund të kenë shumë eksperimente seksuale në vazhdim.”
Në të ardhmen Bergström parashikon se këto platforma do të luajnë një rol edhe më të madh dhe më të rëndësishëm në mënyrën se si çiftet takohen, gjë që do të përforcojë pikëpamjen se do duhet të ndani jetën tuaj seksuale nga pjesa tjetër e jetës.
Në përgjithësi, për Bergström, privatizimi i takimeve është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë drejt izolimit social që është përkeqësuar nga bllokimi dhe kriza e Covid.
“Unë besoj se kjo tendencë, ky evolucion, është negativ për shoqërinë, për t’u përballur dhe befasuar nga njerëz të tjerë që janë të ndryshëm nga ju, pikëpamjet e të cilëve janë të ndryshme nga tuajat. Njerëzit janë më pak të ekspozuar, shoqërisht, ndaj njerëzve që nuk i zgjedhin në mënyrë specifike t’i takojnë – dhe kjo ka pasoja më të gjera për mënyrën se si njerëzit në shoqëri ndërveprojnë dhe afrohen me njëri-tjetrin.