Lajme
Si i thurte lavde publike Vetëvendosjes eksperti që do të paguhet mbi 7 mijë euro në muaj
Demokracia
14:53 | 21 Nëntor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës paguan 7500 euro Gani Jakupin, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’. Jakupi duket se është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje pasi edhe publikisht i kishte thurur lavde kësaj partie.

Në qershor të këtij viti, Ministria e Donika Gërvallës, ia ka deleguar kompetencat e negociimit të një kontrate për ‘super-konsulentin’, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, z.Agron Bajrami.

Dhe personi që i besua ky post është Gani Jakupi.

I njëjti person që do merr pagë prej 7500 euro, para tre viteve në një intervistë kishte thënë se politika e Kosovës para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si biznes familjar.

Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.

Madje ai kishe këshilluar se si të ‘kritikohet’ VV-ja.

Në njëfarë mënyre i kanë sha sa kanë mujt VV-në e tash duhet të bëjnë edhe politikë ama politikë të vërtetë. Është shumë mirë me e kritiku VV-në, por duhet argumente, duhet të jetë kritikë e vërtetë, e jo vetëm me sha e fye”, kishe pohuar ai po në atë intervistë.

Gani Jakupi jeton në Barcelonë të Spanjës paguhet nga buxheti i Kosovës, hiç më pak se 7,500 euro në muaj ose 90.000 euro për një vit. Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.

Për ta gjetur konsulentin, Ministria e Jashtme kishte hapur ofertë më 13 qershor 2023 dhe dy ditë më vonë, pra më 15 qershor 2023, Komisioni vendos të mblidhet për ta përfunduar procesin e vlerësimit (të kandidatit, v.j).

Katër ditë më vonë, më 19 qershor 2023, Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi, ia delegon kompetencat për këtë proces, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, z.Agron Bajrami (shih vendimin më lart). 

Ky i fundit, nëpërmjet vendimit të MPJ-së, të datës 19 qershor 2023, merr kompetencën që i delegohet për super-këshilltarin dhe të nesërmen, më 20 qershor 2023, lidh kontratë me Gani Jakupin – që sipas saj, referohet si ‘Konsulent i Jashtëm për Çështje Kulturore dhe Mediatike’.

Të ngjashme