Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit.
Që një kohë me përballjen e mos-rilicenimit është përballur Federata e Futbollit të Kosovës, derisa u tha se federatat të cilat janë rilicencuar, i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Megjithatë një hulumtim i Gazetës ‘Albanian News’ zbulon se rekomandimi për rilicencimin e Federatës së Hendbollit, nuk ka plotësu njërin nga kriteret, pasi nuk është plotësu kushti mbi 50 për qin të klubeve.
Nga 43 klube, shihet se vetëm 20 i kishin plotësuar kushtet, derisa 23 sosh nuk i kishin plotësuar kriteret.
Megjithatë Komisioni për Licencim kishte lëshuar rekomandim pozitiv.
Në vazhdim e gjeni këtë lëshim nga Komisioni i Licencimit, të dokumentuara: