Sport
Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar
Demokracia
21:23 | 03 Korrik 2023

Share:

Ilkay Gundogan i është bashkuar Barcelonës ndërsa disa lojtarë – përfshirë Sergio Busquets dhe Jordi Alba, u larguan nga klubi.

Me këto largime dhe afrime ka ndryshuar lista e lojtarëve më të paguar te klubi katalunas.

Frenkie De Jong është lojtari më i paguar në ekip, ndërsa pas tij renditen Robert Lewandowski dhe Ilkay Gudogan.

Capology ka krijuar një listë me 10 lojtarët më të paguar te Barcelona, të vilën mund ta shikoni më poshtë:

1. Frenkie de Jong – 18 milionë euro,

2. Robert Lewandowski – 10 milionë,

3. Ilkay Gundogan – 9 milionë,

4. Ansu Fati – 6.7 milionë,

5. Jules Kounde – 6.5 milionë,

6. Raphinha – 6 milionë,

7. Ousmane Dembele – 5.76 milionë,

7. Clement Lenglet – 5.76 milionë,

9. Ferran Torres – 4.8 milionë,

10. Pedri – 4.5 milionë euro.

Duhet të ketë ndryshime në këtë listë së shpejti pasi Ousmane Dembele ka shumë të ngjarë të nënshkruajë një marrëveshje të re, ndërsa Clement Lenglet do të largohet nga klubi.

Të ngjashme