Auto&Tech
Si duhet të vozitni kur rruga është me borë?
Demokracia
13:01 | 14 Shkurt 2021

Share:

Megjithatë, janë disa këshilla për vozitësit që të mos kenë probleme në komunikacion.

Këto ditë temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, derisa ka pasur vështirësi në komunikacion për shkak të reshjeve të dëborës.

Kjo ka krijuar edhe vështirësi në komunikacion, derisa janë regjistruar më shumë aksidente, për shkak të rrugëve me borë dhe ngricave, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, janë disa këshilla për vozitësit që të mos kenë probleme në komunikacion.

Planifikoni me kujdes udhëtimin tuaj dhe hidhini një sy raporteve lokale të motit përpara se të dini nga shtëpia.

Pasi të jeni siguruar se nuk ka më aspak borë në veturën tuaj mund të ndizni atë.

Kontrolloni gomat dhe të gjitha funksionet e makinës suaj përpara se të niseni. Pasi ta keni bërë këtë mund të filloni udhëtimin tuaj.

Gjatë udhëtimit tuaj me siguri do të ndodhë t’ju vishen xhamat për shkak të ndryshimit të temperaturës jashtë dhe brenda, sapo të shikoni xhamin tuaj të vishet ndizni menjëherë butonin përkatës. Kini kujdes nuk duhet të udhëtoni kurrë nëse xhami juaj është sado pak i veshur, shkruan ‘Scan’.

Përpiquni të mbani një distancë të caktuar nga vetura përpara jush në mënyrë që t’i paraprini të gjitha rreziqeve, ecni ngadalë dhe mos parakaloni.

Të ngjashme