Sport
Si arriti Messi ta ndaloi vjelljen gjatë ndeshjes, ky është mjeku që e shpëtoi
Demokracia
10:08 | 24 Mars 2021

Share:

Lionel Messi vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë. Loja e tij e bukur bën që sa herë të jetë në fushë të përcillet çdo detaj i tij.

Vite më patë ylli argjentinas kishte një problem bukur të madh dhe kjo u vërehej në fushë, transmeton Demokracia.com.

Ai vuante nga vjellja të pakontrolluara gjatë ndeshjeve dhe kjo bëri që shqetësimet të jetë të mëdha. Megjithatë tash ylli i Barcelonës e ka tejkaluar këtë situatë.

Messi ishte këshilluar me specialistin Dr Giuliano Poser, i cili ia kishte përshkruar një dietë për ta parandaluar vjelljen. Alkooli, mielli, mishi i kuq dhe pijet e gazuara ishin artikujt që iu ndaluan derisa u këshillua të pijë çaj herba.

Fatmirësisht sot Messi nuk e ka atë problem dhe kjo e ka lehtësuar në fushë. /Demokracia.com

Të ngjashme