Arte
Si arriti Billie Eilish të bëhet yll i muzikës? Dokumentari “The World’s A Little Blurry” tregon gjithçka
Demokracia
12:55 | 27 Shkurt 2021

Share:

 Publikohet dokumentari i titulluar “The world’s A Little Blurry”, i cili tregon për jetën dhe sfidat e Billie Eilish.

Dokumentari fillon me një histori të shkurtër të Billie.

Ajo lindi në Los Angeles në 2001 nga dy aktorë profesionistë të cilët ishin gjithashtu muzikantë të etur. Ata filluan edukimin muzikor të fëmijëve të tyre pothuajse menjëherë, siç shohim në një klip në filmin shtëpiak të një babai krenar që mban foshnjën Billie mbi një tastierë pianoje dhe e luan atë duke e lëvizur atë butësisht lart e poshtë mbi tastet, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Billie Eilish: The World's A Little Blurry
Billie Eilish me babanë duke mësuar të vlerësonte muzikën kur ishte foshnjë Apple+

Ekzistojnë pamjet arkivore të shfaqjeve të talenteve, në të cilat ne shohim një Billie shumë të re duke kënduar, Finneas duke siguruar harmoni, mamaja e saj duke luajtur kitarë dhe babai i saj në piano.

Siç duket, Billie ka qenë diçka që Maggie dhe Patrick e kishin parashikuar që nga dita e parë: një yll jo aq i lindur sa i konceptuar nga prindërit e saj.

Të dy fëmijët u shkolluan në shtëpi dhe mësuan se si të shkruanin dhe prodhonin këngë. Prindërit i inkurajuan ata të bënin muzikë së bashku, gjë që ata e bënë siç duhej, në dhomën e gjumit të Finneas duke e transformuar atë në studio.

“Familja ime është arsyeja që unë jam kështu siç jam” thotë Billie, mbi një klip që e tregon atë rreth dy vjeç ulur në një stol pianoje pranë Finneas ndërsa nëna e tyre me entuziazëm shprehet mbrapa kamerës “dueti juaj i parë!”

Gjithçka duket mjaft e qetë dhe me të vërtetë e tensionuar në të njëjtën kohë. Ëndrra është bërë realitet.

Askush nuk thotë shumë, por gjithçka që duhet të dini për biznesin e muzikës kapet në atë skenë.

Dokumentari përqendrohet në jetën e Billie si një 17-vjeçare, viti kur ajo nis karrierën e saj në muzikë.

Ajo nuk ndalet kurrë: duke shkruar, duke bërë turne, duke kënduar, duke praktikuar, duke punuar dhe vetëm punuar në albumin e saj me Finneas.

Ata bëjnë turne në Evropë (me mamanë si një kapiten i vazhdueshëm, që çon në disa skena të paharrueshme). Billie dëmtohet, ajo përmend që ka sindromën Tourette (sëmundje e cila ndal zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut); ajo dashurohet.

Ajo na tregon sesi dikur ëndërronte, çmendurisht, thellësisht për Justin Bieber, dhe tani ajo komunikon me të në FaceTime.

Ajo thotë se kishte ëndërruar të kishte një Dodge Challenger të zi dhe ajo tani ka një makinë të tillë.

Billie ka gjithçka, gjithçka që ajo mund të ketë dëshiruar.

Gjithçka.

E megjithatë, ajo shpesh është në gjendje shumë të keqe, shpesh e vetmuar, vazhdimisht i druhet trolleve në internet dhe padyshim që është nën një presion shumë të madh për dikë në moshë kaq të re.

Billie vjen si një person i dashur, i kujdesshëm, me sfidat e veta fizike dhe psikologjike për t’i kapërcyer ato. Ajo ka guximin të ndajë disa nga mendimet dhe frikën e saj më të errët në këngët e saj, ajo është një artiste që mban zemrën dhe shpirtin në këngët e saj.

Kur shikoni këtë dokumentar, nuk keni se si të mos mendoni për dokumentarin “Framing Britney Spears”, pasi që njësoj edhe në të tregohet jeta e Birtneyt sin jë adoleshente e talentuar, që kishte prindërit afër për t’i ndihmuar por jeta dhe shëndeti mendor rrezikohej nga presioni i famës.

Billie Eilish: The World’s A Little Blurry është një dokumentar freskues i sinqertë, inteligjent, qoftë edhe pak i gjatë, i cili të lë të pyesësh nëse një jetë e mbushur me famë dhe të përpiqesh të kënaqësh të gjithë përveç vetes është në fakt një plan i mirë. /Demokracia.com/

Të ngjashme