Kuriozitete
Si arritën katër qytete të mëdha ta ulin ndotjen e ajrit pa e prekur ekonominë
Demokracia
17:43 | 05 Maj 2022

Share:

Katër kryeqendrat amerikane, Chicago, Los Angeles, Pittsburgh dhe New York kanë bërë hapa të mëdhenj që t’u ndihmojnë banorëve të marrin frymë më lehtë. Kështu thuhet në një shkrim, që e ka shpërndarë Ambasada amerikane në Prishtinë – e cila udhëzon të mësohet se si ia kanë dalë ato.

Qeverisjet lokale, në shumë qytete, përballën me probleme të moçme cilësisë së ajrit, thotë një shkrim në “ShareAmerica”, platformë e Departamentit të Shtetit.

Por, katër qytete që përmenden në këtë shkrim ia kanë dalë përmirësojnë cilësinë së ajrit.

Ambasada amerikane në Prishtinë shkruan se ajo çka kanë bërë këto katër qytete, dëshmon se cilësia e ajrit mund të përmirësohet, pa u sakrifikuar ekonomia, transmeton Gazeta Exprtess.

Chicago ka qenë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka zhvilluar plan gjithëpërfshirës klimatik në vitin 2008.

Që nga 2008, thotë ai shkrim, Chicago ka vazhduar t’i përmbush synimet e veta për cilësinë e ajrit. Nismat teknologjike lokale, si projekti “Array of Things” (AoT) i vitit 2016, e kanë ndihmuar përmirësimin e cilësisë së ajrit të këtë qendër. Projekti AoT përdor censorët nëpër shtylla elektrike në qytet për të mbledhur të dhënat mjedisore, në një shkallë, që nuk është parë më herët në qytet.

Chicago ka krijuar gjithashtu Njësinë për Mbrojtjen nga Ndotja, për t’i ulur emetimet dhe po punon për një sistem transporti me zero emetime, duke i zgjeruar korsitë e biçikletave dhe duke investuar në makina eletrike, për qëllime të qytetit.

Los Angeles në California është qyteti tjetër që merret si shembull për hapat që i bën drejt rritjes së cilësisë së ajrit.Shkrimi thotë se Los Angeles është zotuar të vë dhe t’i arrij qëllimet e saj për përmirësimin e ajrit. Teknologia e re, si panelet solare dhe veturat hibride dhe elektrik,e kanë bërë ndërtimin dhe praktikat e ndërtimit dhe energjisë më të përshtatshme për mjedisin në qytet.

Los Angeles, California

Dikur i famshëm për mullinjtë e çelikut, Pitsburgu tani është një qytet model për mënyrën se si nismat qeveritare dhe teknologjia e re mund të krijojnë një mjedis më të pastër. Njerëzit që vizitojnë Pitsburg sot mund të shohin Kullën në PNC Plaza, një ndërtesë zyrash 33-katëshe që tejkaloi kërkesat më të larta të çertifikimit nga Këshilli i Ndërtimit të Gjelbër të SHBA-së. Zyra e kryebashkiakut po investon gjithashtu në transportin publik pa karburant djegës, energjinë e ripërtëritshme në të gjitha objektet e qytetit.

Pittsburgh, Pennsylvania 

New York

Një nga qytetet me dendësi më të madhe të popullësisë në botë, ka mijëra ndërtesa dhe trafik të vazhdueshëm. Por, falë masave për cilësinë e ajrit, të cilat janë zbatuar nga qeverisja lokale dhe shtetërore, problemi me ndotjen në New York është ka rënë në 40 për qind, për dy dekada. Neë York tani është në rrugë të mirë për t’i arritur synimet për ajrin, deri në vitin 2025, gjithashtu, edhe përmes projekteve infrstrukturore që furnizojnë qytetin me 100 për qind energi të pastër, deri kah vitit 2040.

 

Të ngjashme