Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me dy shtetasit rusë dhe një ukrainase, të cilët kanë tentuar të futen sot në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar.
Sipas informacioneve, rusët pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve dhe kur ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka janë afruar dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi ata janë përleshur duke hedhur lëndë kimike ndaj ushtarëve shqiptarë.
Ndërkohë që tre personat janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas janë marrë në pyetje nga antiterrori.
Gjatë ndalimit janë sekuestruar tre pasaportat e që këta persona mbanin me vete, ku rezulton se dy kishin nënshtetësi ruse dhe njëri ukrainase. Gjithashtu në çantën e njërit prej shtetasve të huaj janë gjetur aparatura spiunazhi, ku në çipet e tyre kishte foto të Uzinës.
Gjatë marrjes në pyetje tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por ajo që ngre edhe më shumë dyshimet për agjentë të spiunazhit rus, janë pikërisht sendet e gjetura brenda në çantë.