Lajme
“Shuplaka” gjermane për Ukrainën: Nuk mundet në BE
Demokracia
14:23 | 19 Maj 2022

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në nuk mund të përshpejtohen, pavarësisht nga “pushtimi rus”.

Ai theksoi gjithashtu se bërja e një përjashtimi në rastin e Ukrainës do të ishte e padrejtë për “shtetet ballkanike”, të cilat duan të bëhen anëtarë të Unionit, transmeton Demokracia.com.

“Ata kanë ndërmarrë reforma intensive prej vitesh dhe po përgatiten për t’u bashkuar. Përmbushja e premtimeve që u kemi bërë nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik”, tha Scholz në fjalimin e tij në Bundestag para takimit me liderët e BE-së.

Ai theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllokun tregtar, raporton BBC.

Kancelarja gjermane u pajtua me vlerësimin e presidentit francez, Emanuel Macron, i cili tha më herët se do të duhen dekada që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.

Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të përgatitet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës duke krijuar një fond solidariteti, i cili do të ndihmojë në mbulimin e kostos prej disa miliardë eurosh, shton Reuters.

“Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda,” tha Scholz.

Siç është raportuar edhe më herët, Scholz ka njoftuar gjithashtu se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Evropian, i cili është caktuar për muajin e ardhshëm, për t’i përcjellë mesazhin rajonit se e ka vendin në Bashkimin Evropian. Ai në mesin e qershorit do të vizitojë Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mësoi Tanjug në Berlin. /Demokracia.com/

Të ngjashme