Lajme
Shumica e kandidatëve për postin e presidentit të Francës, mbështesin në raundin e dytë Macronin
Demokracia
07:36 | 11 Prill 2022

Share:

Projeksionet e para zgjedhore në Francë thonë se presidenti aktual, Emmanuel Macron kaloi në raundin e dytë me rreth 28 për qind të votave dhe kandidatja e së djathtës radikale, Marine Le Pen, me 23 për qind të votave. Shumica e kandidatëve presidencialë të mundur u bënë thirrje mbështetësve të votojnë për Macronin.

Valeria Pecrese, një kandidate e krahut të djathtë dhe kandidati i Gjelbër, Yannick Jadot, u bëri thirrje mbështetësve të saj që të votojnë për presidentin aktual Macron në raundin e dytë. Pecrese fitoi afërsisht 5 për qind të votave dhe Jadot rreth 4 për qind.

“Unë besoj, si Jacques Chirac, se çdo gjë në shpirtin francez refuzon radikalizmin. Projekti i Marine Le Pen do ta çonte këtë vend në çrregullim, dobësi dhe rrënim”, tha qartë Pekrese, raporton bbc.

Anne Hildago, një kandidate e Partisë Socialiste që fitoi rreth 2 për qind të votave, u bëri thirrje gjithashtu mbështetësve të saj që të votojnë për Macron në raundin e dytë.

Jean-Luc Melanchon, kandidati i krahut të majtë radikal që zuri vendin e tretë me 20 për qind të votave, u bëri thirrje mbështetësve të mos votojnë për Marine Le Pen.

“Ne e dimë se për kë nuk do të votojmë kurrë. Mos ia jepni votat tuaja Le Penit. Unë mendoj se e keni dëgjuar mesazhin”, tha Melanchon.

Nga ana tjetër, kandidati më radikal i djathtë në zgjedhje, Eric Zemmour, i cili fitoi 7 për qind të votave, u bëri thirrje mbështetësve të tij që të votojnë Marine Le Pen.

“Unë u bëj thirrje zgjedhësve të mi të japin votat e tyre për Marine Le Pen. E di që disa prej jush nuk do ta duan këtë. Megjithatë, ka më shumë se e gjithë kjo dhe kjo është Franca”, tha krahu i djathtë radikal.

Të ngjashme