Lajme
Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së nuk ia bëjnë kuorumin Vjosës
Demokracia
19:44 | 17 Mars 2021

Share:

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës është duke vazhduar me dyer të mbyllura.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dalë nga takimi dhe është prononcuar për media duke thënë se brenda takimit të Këshillit Drejtues të kësaj partie po zhvillohet një debat shumë konstruktiv rreth rezultatit të zgjedhjeve.

Ai është pyetur edhe lidhur me çështjen e presidentit dhe debatit që po bëhet rreth kësaj, por Hoxhaj ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete për këtë çështje.

Demokracia.com merr vesh nga burimet brenda Këshillit Drejtues së shumica e anëtarëve janë kundër qëndrimit në sallë të Kuvendit për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

“Shumica e anëtarëve në Këshillin Drejtues të PDK-së janë kundër qëndrimit në sallë për votimin e Presidentit”, ka thënë një burim për Demokracia.com.

Menjëherë pas prononcimit për media, Hoxhaj është kthyer në sallën ku po mbahet takimi i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës./Demokracia.com/

KËTU mund të dëgjoni një përmbledhje të lajmeve të shkurtra të ditës në kuadër të rubrikës “Lajme në 3 minuta” në Demokracia Podcast.

 

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024