Sport
Shumë vjet më parë u planifikua bashkimi i Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në një “super klub”, ja pse dështoi
Demokracia
16:00 | 15 Nëntor 2021

Share:

Në vitin e largët 1964 ishte hartuar një plan për t’u bashkuar Manchester Unitedi dhe Manchester City në një klub të vetëm.

Në atë kohë, dy klubet thuhej se ishin në marrëdhënie mjaft të mira, shkruajnë mediat angleze, përcjell Demokracia.com.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, City lejoi Unitedin të lunate ndeshjet e tyre si vendas në “Maine Road” për shkak të dëmtimit që i ishte bërë “Old Traffordit”.

Dhe në vitin 1964, Frank Johnson, nënkryetar i Cityt në atë kohë, ishte i prirur që dy gjigantët e Mançesterit t’i bashkonin forcat në një klub.

City po luante në divizionin e dytë, ndërsa Unitedi sapo kishte përfunduar i dyti në ligën e parë kur u përhap ideja e një superklubi.

Diskutimet u zhvilluan por asgjë nuk ra dakord konkretisht pasi njerëzit e tjerë brenda klubeve nuk ishin në favor të kësaj idejeje.

“Ideja nuk u realizua nga dy klubet përpara se të bëhej publike”, shpjegoi historian i futbollit të Mançesterit, Gary James për ‘Manchester Evening News’. /Demokracia.com

Të ngjashme