Sport
Shumë raste të humbura, por paraqitje solide ndaj “Furisë së Kuqe”, Kosova humbet nga Spanja
Demokracia
22:41 | 08 Shtator 2021

Share:

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje dinjitoze nga Spanja sonte në Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” ishin nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës.

Ndeshja e vlefshme eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës 0:2.

Pablo Fornals (’32) dhe Ferran Torres (’90) i realizuan golat për Spanjën sonte.

Kosova bëri një paraqitje tejet të mirë, por që humbi dy-tre raste të sigurta për të shënuar ndaj Spanjës.

Kështu, Kosova e mbyll me një fitore, një barazim dhe një humbje muajin shtator.

Të ngjashme