Sport
Shumë raste, por pa gola – mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Zalgiris – Ballkani
Demokracia
18:50 | 12 Korrik 2022

Share:

Me shumë raste por pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zalgiris – Ballkani.

Rezultati i pjesës së parë është 0-0 në një fraksion ku portierët ishin mjaft aktiv për të mbrojtur portën e tyre.

Zalgiris kishte iniciativën në pjesën e parë të lojës duke tentuar disa herë portën. Lituanezët kishin mundësi të arta në minutat e para të lojës, por portieri Stivi Frashëri ishte heroi i kampionëve të Kosovës.

Ballkani kishte rast të artë shënimi në minutën e 34-të kur Ermal Krasniqi doli përball me portierin kundërshtar i cili priti goditjen.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme