Sport
Shumë raste, një penallti e humbur – mbyllet pjesa e parë në takimin mes Polonisë dhe Argjentinës
Demokracia
20:48 | 30 Nëntor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare të Grupit C ndërmjet Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës.

Pjesa e parë në stadiumin 974 në Doha është mbyllur 0:0, shkruan Demokracia.com.

Argjentina ishte dominuese në të gjitha aspektet e lojës, duke krijuar shumë raste shënimi, por portieri polak, Szczesny duket në formë të lart.

Argjentina kishte mundësi të kalonte në avantazh në minutën e 38-të, por Messi dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Rast i artë për Argjentinën, Messi dështon nga penalltia kundër Polonisë

14 tentime dhe nëntë goditje në portë kishte Argjentina, krahas Polonisë që kishte vetëm një tentim dhe asnjë rast.

Vlen të përmendet se me rezultat identik të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin tjetër të rëndësishëm të këtij grupi mes Arabisë Saudite dhe Meksikës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024