Sport
Shumë nxehtë sot në Suharekë e Malishevë, Superliga vjen me dy ndeshje joshëse
Demokracia
08:57 | 18 Shtator 2021

Share:

Elita e futbollit kosovar vjen sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së pestë, shkruan Demokracia.com.

Në Suharekë përballen Ballkani e Llapi dy skuadra këto me rivalitet shumë të madh, andaj në fushë pritet një  luftë e ashpër ku vetëm fitorja kënaq.

Llapi nuk e ka nisur mirë garën dhe nuk guxon të dështojë, derisa Ballkani me fitore e synon pozitën e parë dhe kjo është arsyeja të kemi një garë të madhe në fushë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Malishevë, ku Malisheva e pret Feronikelin dy ekipe këto që po tregojnë formë shumë të mirë.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 16:00 ndërsa takimet tjera zhvillohen nesër. /Demokracia.com

Të ngjashme