Sport
Shumë klube e duan por Lautaro vazhdon pa u shqetësuar t’i shijojë pushimet
Demokracia
19:32 | 21 Qershor 2022

Share:

Vapa e Milanos nuk i shqetëson aspak Lautaro Martinez dhe të dashurën e tij, Agustina Gandolfo, të cilët kanë përfituar për një dolli në fresk, direkt nga pishinë.

Sulmuesi i Interit dhe gruaja e tij janë gjithnjë e më të dashuruar, aq sa ta bëjë argjentinasin të harrojë ethet e merkatos që e shohin si gjithnjë në qendër të saj.

Toro nuk dëshiron të lëvizë nga Milano, por ardhja e mundshme e Dybala dhe Lukakut mund të hapin skenarë të rinj, me argjentinasin që mund të jetë i sakrifikuari në rast se do të jetë nevoja për arkëtime.

Tottenham është klubi që interesohet më shumë, me ish-teknikun e tij Conte që e sheh si partnerin ideal të sulmit për Kane. E megjithatë në Londër apo Milano, në këtë moment për Lautaron nuk ka pikë rëndësie: Agustina e ka “hutuar” plotësisht…/Demokracia.com

Të ngjashme