Një gjyshe ka shpenzuar më shumë se 29 mijë euro për të mbuluar trupin e saj me tatuazhe pasi i jep asaj “energji”.
Kerstin Tristan, e cila është një modele gjermane, së pari vendosi të bënte një tatuazh në krahun e saj pesë vjet më parë.
Që nga ajo kohë, ajo është mbuluar nga koka deri te këmbët me bojë duke mbajtur një temë lulesh dhe fluturash.
Kerstin, 55-vjeçare, 90% e trupit të së cilës është i mbuluar me tatuazhe, pretendoi se “i urrente tatuazhet” por që nga viti 2015, shpenzoi të gjitha kursimet e jetës tatuazhe pasi “thjesht nuk mund ta duronte” lëkurën e saj më. /Demokracia.com/