Lajme
Shuarja e buzëqeshjes së Mujës: Gjermania dhe Franca kërkojnë “kthimin e besimit” dhe shpjegojnë qysh po izolohet Kosova
Demokracia
20:29 | 28 Maj 2025

Share:

Buza në gaz i shkoi kur ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e nisi fjalën e vet duke goditur dikë – s’ia tha emrin – nga opozita, se dëgjoi se ka deklaruar se për ngërçin institucional “do të ndërhyjë ShBA-ja”. Armend Mujës ky disponim i mirë, partizan, iu shua si me dorë dhe menjëherë – as një muskul në fytyrë s’i pësoi më reaksion nga ajo që do të pasonte për më shumë se një orë.

Dy ambasadorët – ai gjerman dhe francez – Jorn Rohde dhe Olivier Guerrot në një tryezë të organziaur nga nga Lëvizja ‘Fol’ shterruan kritikat dhe qortimet e tyre ndaj establishmentit politik në vend – dhe me mesazhe prej më të hapurave dhe pa zhargon të stërzbutur dhe mjegullues diplomatik. Fjalët e para Rohde i tha se “do t’i bie trup / nuk do t’i shkojë përqark” (ang: I will not beat around the bush).

Rohde konstatoi se më nuk ka besim në qeveri të Kosovës dhe se kjo është “valuta politike” ku qeveritë në ardhje “duhet të përmirësohen” – me këtë “valutë politikë”, tha ai, “pastaj mund të lëvizim”. Kjo, siç tha ai, sepse “mosveprimi vjen me një çmim që duhet paguar”.

Ky diskutim erdhi si avalansh i pyetjes së një këshilltari të jashtëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili shtroi pyetjen se “çka ndodh nëse themelohet Asociacioni?” dhe se Kosova “ka bërë mjaft kompromise” në të kaluarën: prej, siç tha ai, “demarkacionin me Malin e Zi”, “Gjykatën Speciale” dhe “Tokat e Manastirit të Deçanit”.

Ambasdaori francez, Olivier Guerrot, ia ktheu me pyetje retotrike: “Pyete veten çka ndodh nëse nuk e themeloni Asociacionin?” për çka i mdërhyu edhe ambasadori gjerman se tokat e Manastirit të Deçanit “ishin punë shtëpie, jo kompromis”.

Por, këtu shtoi se “u bënë për përfitim politik, jo për arsye të sundimit të ligjit” nga asokohe kryeministri Albin Kurti – “dhe në ditën e fundit”.

“U bënë në ditën e fundit për KiE, në mënyra që nuk e rriti besimin që u bënë për arsye të sundimit të ligjit, por thjesht për përfitim politik. Dhe kjo është një valutë politikë ku Kosova duhet të përmirësohet, te besimi, dhe pastaj lëvizim. Dhe, sërish, punët e shtëpisë janë gjëra të tjera nga kopromiset me Sebrinë”, tha Rohde.

Ambasadori francez e njëjtësoi krjet rrugën përpara të Kosovës drejt Bashkimit Evropian me dialogun me Serbinë – sepse “përndryshe krejt të tjerat (reformat) mbesin krjetësisht pa asnjë vlerë).

Dy elemente janë në zgjerimin e BE-së: gjeostrategjik dhe reforma. Për Kosovën elementi gjeostrategjik është dialogu me Serbinë. Veç kjo. Bëjeni. Sepse përndryshe krejt tjerat mbetet pa asnjë vler”, tha Guerrot.

Porosia se ‘po izoloheni’

Dy ose tre mënyra se si Kosova “mund ta izolojë” veten, i tha Gurerot. Por, fillimisht tha atë se Franca i ka qëndruar vendit në 1999 dhe 2008, dhe iu referua këshillës ligjore të dërguar nga Franca në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kur Serbia e kishte sfiduar legalitetin e Shpalljes së Pavarësisës së Kosovës. “I kemi thënë arsyet aty se pse e mbështetëm Kosovën në 2008”, tha ambasadori.

Te izolim, theksoi se Kosova po kultivon qëndrime “vetëm unë kam të drejtë”.

“E si e izolon dikush veten? Duke mos ia vënë veshin miqve dhe duke kultivuar qëndrime ‘vetëm-unë-kam-të-drejtë’ (self-righteousness), duke kërkuar për arsye të forta për të mos qëndruar në zotimet e bëra. Thirrja është: ia vini veshin miqve”.

Mesazhi i dytë: “Ju e dini të gjithë se si ka qenë Shqipëria para 25 viteve. Shqipëria ka qenë krejt tmerr. Dhe tash kush është veçse aty te dera e BE-së? Shqipëria, Kosova jo”.

Të ngjashme