Lajme
Shtyrja e zbatimit të rregullores së BQK-së: “S`ka dinarë që i paguan flakareshat e aleatëve ndaj Kosovës”
Demokracia
13:29 | 13 Shkurt 2024

Share:

Opozita dhe e shoqëria civile Zbutja e Qeverisë dëmin që iu shkaktua Kosovës këto ditë

Opozita dhe shoqëria civile kanë reaguar pas vendimit të Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së re të shtyhet për tre muaj.

Ata kanë vlerësuar se ky veprim është i vonshëm.

Zyrtarët e opozitës dhe të shoqërisë civile kanë bërë me dije se reflektimi i Qeverisë ka ardhur pasi është bërë demi dhe Kosova ka marrë kritika të ashpra nga aleatët.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka dinarë që e paguan demin që i është shkaktuar Kosovës nga veprimi i Qeverisë për çështjen e dinarit.

Pasi që e instrumentalizoi politikisht Bankën Qëndrore të Kosovës, e pasi i dha flakaresha Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Kryeministri paska vendosur të zbrapset nga vendimi për valutat e huaja. E ndërkohë, ska dinarë që e paguan dëmin që iu shkaktua Kosovës këto ditë. Krejt kjo dramë ka qenë lehtësisht e evitueshme. Me koordinim, me aleatë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe deputetja Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka thënë kryeministrin Kurti e ka politizuar Rregulloren e BQK-së.

Që tri vjet, Kurti një hap para e tre mbrapa. Kujt iu desht politizimi i Rregullorës së BQK-së deri në Këshill të Sigurimit, ku u pa qartazi se kjo Rregullore dhe politizimi i saj ishin bërë pa koordinim me aleatët tonë, të cilët po në Këshill e kritikuan Kosovën bash ditën kur Parlamenti Evropian nxorri Rezolutë për hetim ndërkombëtar rreth manipulimit të zgjedhjeve në Serbi nga ana e Aleksander Vuqiçit.”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka vlerësuar se me këto veprime ka humbur vetëm Kosova.

Ma thoni kush humbi e kush fitoi?! Sot, Banka Qendrore paska njoftuar për përiudhën tranzitore tre mujore për zbatimin e Regullores. Mirë shumë deri këtu, se po thojnë që BQK është institution “i pavarur”, por kush mban përgjegjësi për krejt kritikat që Kosova mori nga pothuaj secili aleat i saj gjatë dhjetë ditëve të kaluara, apo me rëndësi është popullzimi i momentit. Tani kthimi mbrapa nuk është që ka ndonjë efekt te populli, druaj as të aletatet, por pëlqimet u morën, vargje patriotike u thurën, videot u bënë virale anipse Kosova po numron në vend.”, ka thënë Bajrami.

Edhe shoqëria civile është shprehur e shqetësuar me veprimet e Qeverisë pas kritikave të aleatëve.

Eugen Cakoli nga KDI ka vlerësuar se nuk ia ka vlejtur kritikuar

S’ia ka vlejtë me i marrë do “flakaresha” nga partnerët kryesorë, midis Këshillit të Sigurimit, për me ardhë një javë pas në pikën kur prapë se prapë dëgjohen kërkesat e tyre. Për ma keq, tash as vet ky afati tre-mujor s’do të arrijë të na këndellë raportet e imazhin. E përkrahja nga ndërkombëtarët nuk guxon të tregtohet kaq lehtë nëpër strategji dialoguese të kryeministrit”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në “Facebook”.

Banka Qendrore e Kosovës dje ka shpallur një plan të ri për të hequr dinarin nga qarkullimi, duke vendosur një periudhë tranzitore prej tre muajsh për zbatimin e rregullores së re.

Reflektimi i BQK-së vije pas kritikave të mëdha të ndërkombëtare ndaj Kosovës edhe në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të ngjashme