Lajme
Shtyrja e vizitave në SHBA – Vjen reagimi nga LDK e PDK
Demokracia
22:29 | 09 Nëntor 2022

Share:

Nga LDK e PDK kanë reaguar pasi disa ministrave e kryetarëve iu shtynë vizitat për në SHBA.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se refuzimi i vizave nga SHBA është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Kurse sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi shkruan në Facebook, “Ministrave të tij, Amerika po ua anulon vizat. – EULEX-in e ka kthyer këmbëkryq në Kosovë. – Veriun e Kosovës dalëngadalë po e dorëzon te strukturat paralele. – Luj bixhoz me Kosovën Albin Kurti, luj”

Sibel Halimi:

Rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike!
Prandaj, fjala e thënë është përgjegjësi, e shtetet moderne u kushtojnë rëndësi deklaratave publike. Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Një politikë e përgjegjshme i mban afër aleatët, ngase zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha.

Betim Gjoshi:

– Ministrave të tij, Amerika po ua anulon vizat.
– EULEX-in e ka kthyer këmbëkryq në Kosovë.
– Veriun e Kosovës dalëngadalë po e dorëzon te strukturat paralele.
– Luj bixhoz me Kosovën Albin Kurti, luj…

Të ngjashme