Lajme
Shtyhet seanca për në orën 13:00
Demokracia
12:06 | 03 Tetor 2022

Share:

Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës për në orën 13:00, kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Komisioni për Legjislacion po i interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Kundër shtyrjes u shprehën kryetarët e grupeve parlamentare të partive opozitare.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të marrin pjesë në votim, për shkak se sipas tij, seanca nuk duhet të mbetet peng.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, u shpreh se është qasje e gabuar t’iu kërkohet grupeve parlamentare shtyrjen e seancës.

“Nuk duhet të shtyhet seanca. Duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve, pavarësisht që grupet parlamentare e kërkuan të mos e shtyjnë “, u shpreh deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024