Lajme
Shtyhet seanca në rastin Ivanoviq, shkak vrasja e njërit prej avokatëve para disa ditësh
Demokracia
14:39 | 03 Qershor 2022

Share:

Seanca e sotme e planifikuar të mbahet sot pranë departamentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit Ivanoviq, është shtyrë për shkak të vrasjes së njërit prej avokatëve para pak ditësh, i cili ka punuar në këtë rast.

Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress avokati Musa Damati, mbrojtës i njërit nga të dyshuarit në këtë rast.

Sipas tij, përveç kësaj, arsye tjetër për shtyrjen e seancës është edhe vlerësimi i sigurisë së dëshmitarit anonim, i cili pati deklaruar në seancën e kaluar se ndihet i rrezikuar.

“Edhe masa e paraburgimit e cila ka ekzistuar për më shumë se 40 muaj në këtë rast për disa të akuzuar, është zëvendësuar sot me masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Damati.

Të ngjashme