Sport
Shtyhet seanca gjyqësore për Agim Ademin
Demokracia
10:33 | 24 Mars 2021

Share:

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nuk është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për Insportin këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Agim Ademi për shkaqe shëndetësore familjare e ka cekë që gjendet në Turqi, dhe kjo është arsyeja që nuk ka mundur të jetë prezent në Gjykatë. I njëjti i ka sjellë raportet mjekësore dhe kjo është arsyeja që është shtyrë seanca”, ka deklaruar Gashi.

Pala mbrojtëse e Ademit ka theksuar se ai ndodhet në Turqi për shkaqe shëndetësore të një anëtari të familjes, gjë për të cilën i ka paraqitur gjyqtares së rastit edhe raportet mjekësore.  Seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar, kurse palët do të njoftohen për seancën e radhës. /Demokracia.com

Të ngjashme