Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën e cila është paraparë të mbahet të hënën.
Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.
“Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës./Demokracia.com/