Sport
Shtyhet ndeshja Prishtina-Drita, shkak kushtet atmosferike
Demokracia
10:34 | 26 Nëntor 2023

Share:

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë. Kështu ka lajmëruar ekipi i Prishtinës.

Për shkak të reshjeve të borës, Komisioni Mbikqyrës ka konstatuar se fusha në Hajvali nuk i plotëson kushtet për t’u zhvilluar ndeshja, shkruan Demokracia.com

NJOFTIMI I PLOTË: 

ℹ Shtyhet ndeshja⚠️

Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës caktohet ndërkohë

Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim.

Të ngjashme