Sport
Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit, kjo është arsyeja
Demokracia
20:14 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Ndeshja basketbollistike mes Prishtinës dhe Rahovecit, nuk do të luhet sot, dhe do të zhvillohet pas 24 orëve.

Kështu ka njoftuar delegati i ndeshjes, para disa momenteve, njofton Klankosova.tv.

Si arsye e moszhvillimit të ndeshjes, është mungesa e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda në sallë.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve ishin mbledhur brenda në sallë, teksa lajmi për shtyrjen e lojës, u dha tek pas 45 minutave, pasi ndeshja duhej të fillonte në orën 19:00.

Ndryshe, kjo përballje është e vlefshme në kuadër të xhiros së 13-ë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Të ngjashme