Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten seancë të re plenare. Ndërsa interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër.
Pas përfundimit, pa dhënë shumë detaje, ka folur Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai ka thënë se seanca e re do t’i ketë disa pika të reja të rendit të ditës, ndërsa do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Hoxhaj ka folur edhe për grevën e përgjithshme, me ç’rast ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë.
Sipas tij, nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi Ligji i pagave që do ta zgjidhte këtë problem. /Eo