Lajme
Shtyhet fjalimi i Putinit në forumin e Shën Petersburgut për shkak të një sulmi kibernetik
Demokracia
14:17 | 17 Qershor 2022

Share:

Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF) të premten është shtyrë për një orë për shkak të një sulmi kibernetik në sistemet SPIEF, sipas një deklaratë të Kremlinit të premten, shkruan CNN.

Fjalimi supozohej të  fillonte në orën 7 të mëngjesit.

“Fatkeqësisht, sot, për shkak të sulmeve masive DDoS në sistemin e forumit, fjalimi i Putinit është shtyrë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë të improvizuar.

Peskov shtoi se specialistët teknikë po punojnë për rregullimin e sistemit, por do të duhet pak kohë.

“Na duhen 30-40 minuta për të rivendosur bazën e të dhënave,” tha ai.

“Duke pasur parasysh këtë, Presidenti Putin ka vendosur të shtyjë fjalimin e tij për një orë. Ai do të zhvillohet jo në orën 14:00, por në orën 15:00  me orën lokale”, shtoi ai.

Të ngjashme