Sport
Shtrohet me urgjencë në spital, Berlusconi diagnostikohet me leukemi
Demokracia
13:54 | 06 Prill 2023

Share:

Pronari i Monza-s, ish-presidenti historik i Milanit të madh, kaloi një natë të qetë në “San Raffaele”, ku ndodhet prej ditës së djeshme në spital. Mediat italiane shkruajnë sot se ishkryeministri vuan nga problemet me gjakun. Silvio Berlusconi u shtrua dje me rugjencë me kriza respiratore dhe fibrilacion atrial.

86-vjeçari është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, të paktën sipas ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, i cili foli me mjekun personal të ish-presidentit të Milanit, Alberto Zangrillo.

Për të mbështetur Silvio Berlusconi, i shtruar në “San Raffaele”, në terapi intensive, mbërriti dje vëllai i tij Paolo, president nderi i Monza. “Vëllai im do t’ia dalë edhe kësaj radhe, ai është I fortë si shkëmb”, – iu tha gazetarëve që e prisnin jashtë objektit.

Siç raporton ANSA, ish-kryeministri italian vuan nga leukemia. Kjo ka çuar në shtrimin e tij në spital. Berlusconi tashmë ka filluar kimioterapinë, ndërsa gjendja e tij mbetet e qëndrueshme.

 

Të ngjashme