Lajme
Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Demokracia
09:22 | 30 Mars 2022

Share:

Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.

Prej 1.59 euro për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 euro për litër.

E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 euro.

Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për buqit deri 5 milionë euro.

Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha për KosovaPress se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.

Të ngjashme