Lajme
Shtrenjtohet nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Demokracia
08:00 | 25 Shtator 2022

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Sipas Ministrisë së Indurstrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sot dhe nesër në vendin tonë çmimi i naftës do të jetë 1.60, pra dy centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu MINT ka bërë të ditur se çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, rrjedhimisht benzina do të jetë 1.34 euro kurse gazi 0.75 euro për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri të hënën në ora 10:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme