“S’ka asgjë te fshehtë, por takimi duhet të mbahet pa kamera”, ka thënë zyrtari për media në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj.
ZRRE-ja thirri takim me mediat “me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të mbi procesin e përshtatjes së rregullt tarifore”.
Ndonëse ishte paraparë që takimi të fillojë nga ora 10:00, ende nuk ka nisur takimi me gazetarë, për shkak të disa paqartësive mes gazetarëve dhe zyrtarëve të ZRRE-së, raporton KosovaPress.
Ftesa ishte që 10 minutat e parë të lejohen pamje dhe kamera, por më pas u tha se kjo nuk lejohet.
Në anën tjetër, mediat kërkuan që të ketë deklaratë për qëllimin e takimit.
ZRRE ka paralajmëruar rritje për 15 për qind, nga ky muaj, të faturave të energjisë elektrike.
Kërkesa për rritje të çmimit të rrymës ka ardhur nga kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë, shkruan KosovaPress.
Në 5 prill në Prishtinë është mbajtur protestë nga grupi “Asnjë Cent ma Shumë”, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike./Kosovapress/