Lajme
Shtrenjtimi i bukës| Mullisët tregojnë nëse ka rritje të çmimit të miellit
Demokracia
21:07 | 26 Shtator 2022

Share:

Ditëve të fundit në Kosovë përveç rritjes së çmimeve në produkte esenciale ushqimore ka pasur ngritje edhe në çmimet e bukës.

Nga kjo e shtunë, banorët e Fushë Kosovës do t’i paguajnë 60 cent për një bukë.

Megjithatë çmimeve të ngritura të bukës, ngritje në çmimet e miellit nuk do të ketë.

Kështu ka thënë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

Zejnullahu tha se mielli nuk është arsyeja e ngritjeve të çmimit të bukës tek furrtarët.

“Mielli nuk është shtrenjtuar dhe nuk ka ndonjë parashikim që të ketë ngritje të miellit. Furrtarët për ngritje të çmimeve të bukës ndoshta kanë ndonjë arsye tjetër, por mielli nuk është arsye për ngritje të çmimeve”, potencoi ai.

Zejnullahu ka thënë se ka sasi të mjaftueshme aktualisht të miellit në vend.

“Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu.

Ndryshe, inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind, ka treguar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit.

Të ngjashme