Pronari i Formula 1 Liberty Media, ka befasuar ka publikuar të dhënat se në vitin 2020, të ardhurat i kanë rënë për 43 për qind, krahasuar me vitin 2019, si pasojë e pandemisë, koronavirus, shkruan Demokracia.com.
Të ardhurat e Formula 1, vitin e kaluar ishin 1.145 miliard dollar, që është për 877 milionë më pak nga viti 2019, kur këto të ardhura ishin 2.022 miliardë dollarë.
Humbjet vjetore ishin 386 milionë dollarë, kurse 2019-ta përfundoi me 17 milionë dollarë plus.
Për shkak të zvogëlimit të numrit të garave, stinorit të shkurtuar, ndërsa nuk pati gati fare as publik, erdhi deri të kjo rënie, ka thënë drejtori ekzekutiv Stefano Dominecali. /Demokracia.com