Lajme
Shtime: Nisin hetimet për rastin e 11-vjeçares që vdiq pasi ra nga ballkoni i ndërtesës
Demokracia
08:44 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Një 11-vjeçare në Shtime ka rënë të premten nga ballkoni i banesës dhe nga lëndimet e marra ka vdekur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, dhe sipas tyre kanë nisur hetimet për vdekjen e vajzës, përcjell Demokracia.com.

“HETIM MBI VDEKJEN/Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme